Glossary entry

English term or phrase:

high-end networking

Albanian translation:

rrjet lidhjesh/kontaktesh me nivelet/rangjet më të larta të autoriteteve

Added to glossary by Fabiana Papastefani-Pezzoni
Apr 2, 2008 15:54
16 yrs ago
English term

high-end networking

English to Albanian Bus/Financial Advertising / Public Relations
Ja si e gjeta: "Establish and maintain communication with national key influencers and decision makers (high-end networking)." Falemnderit.

Discussion

Gentiana Kasemi Apr 3, 2008:
Falemnderit ty, Fabi!

Proposed translations

+3
4 hrs
Selected

rrjet lidhjesh/kontaktesh me nivelet/rangjet më të larta të autoriteteve vendore

Fabiana, ky është propozimi im (e ripostova për ta përmirësuar).

"Networking" unë do ta përktheja si "rrjet lidhjesh/kontaktesh".
(Shih këtu http://www.proz.com/kudoz/2427227 nëse të hyn në punë).

"High-end" besoj se nënkupton një grup personash të rangjeve/niveleve të larta.

Ideja tjetër: "rrjet lidhjesh/kontaktesh me pushtetarë të lartë/autoritete të larta të pushtetit vendor".

Përshëndetje,
Genta
Note from asker:
Networking eshte vetem rrjet, ke te drejte. Nuk kisha dyshim per te, por high-end nuk e kisha hasur ndonje here deh doja te shihja idete tuaja. Varianti yt me duket me afer asaj qe pershkruan klienti im...me perjashtim te "kombetar" ne vend te "vendor". (Jam jashte zyres sime edhe sot dhe nuk kam tastiere shqipe, me falni).
Peer comment(s):

agree Nick Beqo
2 hrs
Falemnderit Nick!
agree Sherefedin MUSTAFA
10 hrs
Falemnderit Sherefedin!
agree Eva T
21 hrs
Falemnderit Eva T.!
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Rrofsh, Genta."
24 mins

rrjet bashkëpunimi cilësor

Duke u nisur nga shpjegimi i fjalës "high-end: "High-end refers to the best and generally most expensive of a class of goods or services. For example, high-end audio refers to audio equipment that is designed to be the best it can be, regardless of price.", ky mund të jetë një përkthim i mundshëm, por besoj se duhet të ketë ndonjë sinonim më të goditur në vend të "cilësor", që tani s'po më vjen ndërmend.
Note from asker:
Pershendetje Ledja, si koncept eshte ashtu sic e ke thene ti, por me pershtatet me shume "e nivelit te larte" pasi edhe klienti vete eshte nje nga ata qe synon nivelin me te larte te marketingut, publicitetit, imazhit, etj. Rrofsh per mundimin. Qofsh mire, Fabi
Something went wrong...
1 hr

krijim lidhjesh me persona te pushtetshem/me pozite te larte

Sipas
http://en.wikipedia.org/wiki/Upmarket

....*High-end commodities* are products, services or real estate targeted at *high-income consumers*

Pra, persona te klases se larte shoqerore/te pasur.Por, ne rastin konkret me duket me i drejte perkthimi persona te pushtetshem/me pozite te larte, (sepse flitet per persona vendimmarres dhe qe ushtrojne influence ne shkalle kombetare).
Something went wrong...
+1
4 hrs

rrjetëzim i nivelit të lartë

Kam parasysh dy koncepte qe lidhen me CMS-te (programet) qe perdoren me ba faqe interneti: front-end users dhe back-end users. Shkurtimisht e parimisht, perdoruesit e pare (front-end users) jane ata qe nderveprojne me ftyren, ballinen e faqes se internetit, shohin permbajtjen etj. Perdoruesit e dyte (back-end users) jane ata qe lejohen me fute permbajtje, me e ndryshu permbajtjen. Si e kuptoj une, "back-end/front-end" asht percaktor i perdoruesit, ose asht para ose mbrapa ne te njejtin objekt, qe asht faqja e internetit.
Ne rastin konkret, me "high-end network" une kuptoj nji rrjet qe, sipas perkufizimit dhane, asht i nivelit te larte, dmth nji person njeh disa persona te tjere ne pozita te randesishme. Shqipja s'asht e zhdervjellet ne raste te tilla dhe duhet improvizu, por gjithsesi duhen rrahe mendimet me ardhe ne nji kompromis te pranueshem :).
Note from asker:
Blendi, si ja kalon? Falemnderit per shpjegimin. Mesova nje gje te re sot ;). "Rrjetezim" nuk eshte tamam termi per te shpjeguar rrjetin e lidhjeve ne dokumentin tim. Te falenderoj shume dhe te perdhendes, Fabi
Peer comment(s):

agree vetime
17 mins
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search